Autori i masakres se Lucernit eshte shqiptari i Kosoves Viktor Berisha

Autori i Masakrës së Lucernit është shqiptar nga Neci i Gjakovës. Viktor Berisha mëngjesin e së mërkurës shkoi në fabrikën ku punonte dhe vrau dy persona dhe shtatë i plagosi. Në fund, vdiq edhe ai .
Të afërt të Viktorit kanë treguar për Gazetën Express se ai është mbytur nga punëtorët e pranishëm në përpjekje për të shpëtuar nga plumbat e tij, mirëpo mediat zvicerane nuk përjashtojnë mundësinë që ai ta ketë vrarë vetën.
Viktor Berisha ka punuar në këtë fabrikë prej dhjete vitesh . Fabrika kohët e fundit kishte probleme financiare dhe duket se ka pasur ndërmend ta reduktojë numrin e punëtorëve.
Viktor Berisha ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë: dy vajza dhe një djalë.