Film për jetën e Hilari Klinton

Një skenar i ri filmi, bazuar në jetën e Hilari Klinton, është duke u realizuar në Holivud.
Titulluar "Rodham", shkruar nga koreano-jugori Young Il Kim, ngjarja zhvillohet në vitet e '70-ta, kur Hilari ishte në të njëzetat dhe në fillim të karrierës e lidhjes me të dashurin, Bill.
Sipas kritikëve të Holivudit, "Rodham'' rradhitet mes katër filmave më të mirë që akoma nuk janë publikuar.
Sekretarja amerikane e shtetit së fundmi u shtrua në spital në New York, për shkak të një tromboze gjaku afër trurit. Pas trajtimit të suksesshëm, ajo ështe liruar nga spitali dhe pritet t’i rikthehet punës./Indeksonline/