E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Filmi “Barbie” në Filipine, fansat e kukullës së famshme të veshura me rozë në premierën e filmit

Qindra fansa filipinase të Barbie të veshur me rozë shfaqën gëzim dhe lehtësim në premierën e filmit kushtuar kukullës së famshme, pasi shumica kishin frikë se do të ndalohej, për shkak se shumë vende e kanë ndalur transmetimin e tij, siç ka vepruar Vietnami. 

Në një skenë të filmit shfaqet një hartë fiktive të botës, e kritikuar shumë, pasi përshkruan pretendimet e kontestuara territoriale kineze në Detin e Kinës Jugore.

Vietnami është ndër vendet që kundërshtojnë pretendimin e Kinës për pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore, ndaj ka ndaluar edhe shfaqjen e filmit. 

Pekini ka ndërtuar baza ushtarake në ishujt artificialë në zonë për vite me radhë dhe gjithashtu shpesh kryen patrulla detare atje në një përpjekje për të pohuar pretendimet e tij territoriale.

Në vitin 2016, një gjykatë ndërkombëtare në Hagë vendosi kundër pretendimeve kineze në Detin e Kinës Jugore, por Pekini nuk e njohu vendimin. 

Por fanset e Barbit në Filipine e kanë e kanë mirëpritur filmin dhe janë veshur si personazhi i kukullës së famshme. 

 “Unë me të vërtetë shpresoja se ata nuk do ta ndalonin atë ose thjesht do ta shkurtonin skenën,” tha Nicole Tolentino, 23 vjeç, e cila ka qenë një fanse e Barbie për 20 vjet dhe madje ka thurur me grep një bluzë rozë për ta veshur për një shfaqje në Manila.

Jashtë teatrit, fansat e emocionuar u mblodhën në ambjentin e ndriçuar shumëngjyrësh, disa duke pozuar për foto në një kabinë Barbie ndërsa të tjerë sollën kukullat e tyre Barbie në shfaqje.

Gazetare: Teuta Shamku

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›