E Diel, 1 Nëntor 2026

Filmi “Dimri i fundit”, drejt restaurimit nga AQSHF

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Filmi shqiptar “Dimri i fundit” do të rikthehet për publikun i restauruar, falë punës së realizuar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit për ruajtjen e trashëgimisë kinematografike shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale disa fragmente nga puna që po kryhet në AQSHF për restaurimin e këtij filmi, por edhe disa materialeve të tjera, duke e konsideruar këtë një punë të çmuar për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kinematografike, që i jep jetë kujtesës dhe u mundëson brezave të rinj të njohin nga afër historinë, artin dhe vlerat e kinemasë shqiptare.

Restaurimi i filmit “Dimri i fundit” përfaqëson një punë të rëndësishme në funksion të mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë sonë kulturore, duke i dhënë jetë kujtesës filmike kombëtare.

Rikthimi i filmit në versionin e restauruar pritet të sjellë sërish para publikut një vepër me rëndësi në historinë e kinematografisë shqiptare.

/e.i/r.e/j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›