Filmi Skenderbeu ridublohet ne gjuhe letrare

Filmi "Skënderbeu" 59 vite pasi është prodhuar ridublohet në variant të ri me parametra bashkëkohorë dhe në gjuhën letrare, ndryshe nga ai që jemi mësuar të shikojmë në variantin gegë. Figura e Skëndërbeut është realizuar nga Rikard Larja dhe ky është varianti i ri i Skënderbeut te vitit 2012
Regjisori i relaizimit të dublimit Esat Mysliu na bën me dije se për realizimin e personazheve emblematike janë zgjedhur mbi 60 aktor më të njohur të skenës. Ky version i ri do të sjellë dialogje të reja, gjithashtu muzika dhe efektet do të tingullojnë ndryshe.
Ideja e restaurimi dhe dublimi të regjisorit Piro Milkani tashmë është realitet dhe mbetet nje ngjarje e rendesishme, e cila siguron jeten e filmit edhe per 100 vjet te tjera, duke ruajtur edhe kopjen origjinale. duke ruajtur edhe kopjen origjinale. “Restaurohen gërvishtjet, plakjet, destabiliteti i figurës që lëviz. Dialogjet do të jenë të reja, muzika do të tingullojë ndryshe, por edhe efektet, troku i kalit, përplasja e shpatave, rrëzimi i kalorësve”
“Skënderbeu” i vitit 2012 pritet të shfaqet në prag të festës së 100-vjetorit të Pavarësisë.