Doing bussiness 2013 Shqiperia ne vendin e 85
Reformat për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri vlerësohen nga Banka Botërore, e cila e rendit atë në vendin e 85, në raportin ndërkombëtar “Doing Biznes”. Me këtë vlerësim, Shqipëria lë pas plot 100 ekonomitë tjera të botës, për sa I përket treguesit të të bërit biznes për vitin 2013.
“Shqipëria e ka bërë më të lehtë fillimin e një biznesi duke bërë noterizimin e dokumenteve të regjistrimit fakultativ”, thuhet në raportin e Bankës Botërore. Sipas vlerësimeve të ekspertëve ndërkombëtarë, vendi ynë ka bërë më të lehtë pagimin e taksave për kompanitë, duke hequr taksën e makinave dhe duke nxitur deklarimin elektronik të taksave. Në raport theksohet fakti se fushat e reformave të biznesit janë : Fillimi i një biznesi, Pagimi i taksave
Në raportin e ri të IFC-së dhe të Bankës Botërore, I titulluar Të Bërit Biznes 2013: Rregullore më të Mençura për Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme, thuhet se që nga viti 2005, globi u udhëhoq nga Evropa Lindore dhe Azia Qendrore, në përmirësimin e klimës së biznesit. Sipas raportit, Polonia renditet në vendin e parë në botë, referuar përmirësimit qe ajo ka bere nga viti i kaluar. Sipas, Bankes Boterore, polonia përmirësoi lehtësimin e të bërit biznes nëpërmjet reformave institucionale dhe rregullatore, duke e bërë më të lehtë regjistrimin e pronës, pagimin e taksave, zbatimin e kontratave dhe zgjidhjen e falimentimi.
“Ne jemi shumë të inkurajuar nga ritmi i shpejtë i reformave në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore”, tha Augusto Lopez-Claros, Drejtor I Analizes Globale, ne Grupin e Bankës Botërore. Sipas tij, shumë nga këto reforma ambicioze janë nxitur nga dëshira për t’u afruar me partnerët më të përparuar dhe për t’u integruar ekonomikisht.
Raporti nxjerr në pah Gjeorgjinë që i bashkohet 10 ekonomive të para në renditjen për lehtësimin e përgjithshëm të të bërit biznes, duke u përparuar më shumë nga çdo vend tjetër në rajon. Në nivel global, Singapori ruan vendin e tij të parë në renditje, për vitin e shtatë me rradhë. Së bashku me të në listën e 10 ekonomive me rregulloret më miqësore për biznesin janë Hong Kong, Kina, Zelanda e Re, Shtetet e Bashkuara, Danimarka, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar, Republika e Koresë, Gjeorgjia dhe Australia.