Filmi i Allen skenat e Brunit nuk do te priten

Skenat e xhiruara nga Carla Bruni ne filmin e Woody Allen Midnight in Paris nuk do te priten gjate montazhit final ashtu si u shkrua pak dite me pare nga shtypi francez.
Kete e konfirmon aktorja Lea Seydoux e cila u zbulua ne filmin Inglorious Bastards te Quentin Tarantino. Sipas zerave te ndryshem eshte pikerisht bukuroshja bionde qe ka zevendesuar zonjen e pare te Frances.
Por Seydoux shprehet se skenat e xhiruara nga ajo nuk kane lidhje me ato te Brunit pasi Allen e shtoi si personazh ne momentet e fundit. Me Seydoux shtohet lista e aktoreve franceze qe po marrin pjese ne projektin e Allen pas Marion Cotillard Gad Elmaleh e Sonia Rolland.