Prezantuesi i Top Gear ne Shqiperi

Disa jave me pare se bashku me familjen ai ka vizituar Shqiperine. Me shume finese dhe humorin tipik te nje britaniku mbresat e ketij udhetimi i ka shkruar ne nje artikull te gjate per suplementin e udhetimeve ne gazeten The Times ku ai eshte koluminist i perjavshem.
Pas tre ditesh ne Korfuz u thashe femijeve se kishte ardhur momenti te niseshim drejt eksplorimit te Shqiperise duke e filluar me viziten ne Butrint keshtu e fillon shkrimin Clarkson i cili shquhet per batuat gjate prezantimit te Top Gear.
I mesuar te testoje dhe te levize me mjete udhetimi te shpejta Clarkson ka refuzuar kalimin nga Korfuzi per ne Sarande me tragetin e linjes.
Zgjidhja ishte Jahti Ferreti i marre me qera por me te mberritur ne Sarande shkruan ai nuk kishte ku ta ankoronte dhe zgjidhja e Clarkosn ishte ta hidhte spirancen afer anijes se mbytur ne vitin 1956 qe per koincidence i perket vendit te origjines se tij.
Qe ne fillim ai eshte impresionuar kur Fatosi djali qe i ka shoqeruar i ka treguar se programi Top Gear eshte shume i ndjekur edhe ne Shqiperi natyrisht fale Top-Channel.
Humori Clarkson ne shkrim vjen permes rreshtave kur ai citon shpjegimet e shoqeruesit shqiptar rreth burimeve ujore ne Sarande dhe prodhimit te 45 mije ton shalqi ne vit ne kete zone.
Clarkson vlereson gadishmerine e udherrefyesit shqiptar i cili nuk nguron te tregoje historine e cdo ndertese ne Butrint pavaresisht zhegut te vapes.
Kjo eshte ajo qe femijet duhet te bejne gjate pushimeve. Te mesojne zhvillimet historike dhe jo te kthejne gota vodke apo te puthen thote ai.
Padyshim qe prezantuesit te programit te makinave nuk do te rrinin pa i rene ne sy nje numer i madh automjetesh me targa angleze per te cilat i eshte ngjallur habi duke pyetur Si eshte e mundur
Duke u kthyer per ne Sarande sikurse shume turisteve qe vizitojne kete qytet i kane lene nje shije te keqe ndertesat e prishura. Paska rene termet ne kete zone ka pyetur Clarkson. Jo ky eshte nje termet qeveritar eshte pergjigjur Fatosi i cili i ka sqaruar se kush nderton pa leje forcat speciale ia shembin me buldozere.
Clarkson po prap me humor e mbyll shkrimin duke shkruar se me te kenaqesh po te udhetosh ne vende te reja pasi meson sa shalqi prodhohet dhe sa e pasur me uje eshte zona qe vizitojne.
Gjithashtu merr njohuri si per shembull per planin rregullues te Sarandes dhe Shqiperise plus kuptimin ne shqip te fjales makine ne anglisht.