E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi i Peter Wier shfaqet në Tiranë

Akademia e filmit dhe multimedial, "Marubi", shfaq sot filmin "The Truman Show", me regji të Peter Weir. I prodhuar në vitin 1998, filmi ka në qendër historinë e Truman Burbank, interpretuar nga aktori amerikan, Jim Carrey. Pa dashur ai kthehet në protagonistin e një reality-show mjaft të ndjekur të një kanali televiziv të rëndësishëm amerikan. Jeta e tij është nën vëzhgim që nga dita e parë kur ai vjen në jetë. Të gjithë njerëzit që ka njohur, prindërit, bashkëshortja, miku i tij më i mirë, nuk janë tjetër veçse aktorë. Ai pa e ditur është kthyer në protagonistin e një spektakli, ku gjatë gjithë kohës është i vëzhguar dhe i regjistruar në çdo lëvizje të tij. Qëllimi është të realizohet një film mbi ndryshimet sociale dhe të zakoneve të personazhit. Ai nuk arrin më të mendojë për të ardhmen, të parashikojë ndryshimet në jetën e tij. "The Truman Show", filmi i realizuar në vitin 1998, është krijuar rastësisht në të njëjtën kohë me shfaqjet e para të këtyre programeve reality show, duke parashtruar se si do të funksionin ato më pas. Më shumë se një fenomen gjysmë histerik kolektiv, regjisori ka zgjedhur të sjellë një film mbi mjetin i cili nuk njeh kufij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›