E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfehet Laura Bush

Laura Bush, Zonja e Parë e Amerikës dhe për dy javë të tjera, pritet të publikojë kujtimet e saj për gjatë 8 vjetëve në "Shtëpinë e Bardhë" në vitin 2010 në shtëpinë botuese "Scribner", e cila ka marrë të drejtën botuese. Kjo shtëpi botuese ka siguruar të drejtën ndërkombëtare të autorit për publikimin e kujtimeve të Laura Bush. Këto kujtime, që përbëjnë një libër mjaft të pritur për vizionin intim të jetës së Laura Bushit, përfshirë 8 vitet në Shtëpinë e Bardhë, do të zbulojnë atë që ka ruajtur në kujtesë Zonja e Parë lidhur me momentet personale dhe historike të jetës së saj, bën të ditur shtëpia botuese në një komunikatë.
"Ndihem e kënaqur me idenë që do t‘u tregojë historinë e ngjarjeve dhe të personave të jashtëzakonshëm që kam takuar gjatë jetës sime, veçanërisht gjatë viteve të kaluara Shtëpinë e Bardhë", tha Laura Bush, e cituar kjo në një komunikatë.
"Scribner" nuk bëri të ditur kushtet e kontratës. Bashkëshorti i saj, Xhorxh Bush, i cili do t‘ia lërë postin Barak Obamës më 20 janar, ka treguar së fundmi se edhe ai mendon të shkruajë një libër kushtuar vendimeve të vështira që i është dashur të marrë gjatë viteve të presidencës së tij. Laura Bush, 62 vjeçe, është martuar me Xhorxh Bush në vitin 1977.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›