Filmi më i trishtë i të gjitha kohërave (VIDEO)
Filmat, në të shumtën e rasteve përfundojnë me një fund të lumtur. Por, ka dhe nga ata filma që i kanë bërë njerëzit të trishtohen dhe përloten në fund. Por, cili është filmi më i trishtuar i të gjitha kohërave. Kësaj pyetjeje i janë përgjigjur dy shkencëtarë, James Gross e Robert Levenson, të cilët kanë arritur në përfundimin se filmi më i trishtë në gjithë historinë e kinemasë, është “The Champ” ose Kampioni në shqip. Filmi i Franco Zeffirelli, që është shfaqur në vitin 1979, ka protagonist Jon Voight. Ky i fundit luan rolin e një boksieri që është tërhequr për shkak të një problemi të rëndë në tru, por që rikthehet në ring kundër një kampioni të ri, për ti treguar të birit se është ende dikushi. Nëse nuk e keni parë këtë filmi, nuk o bënit mirë që tu shkonte ndër mend që ta shikoni, nëse nuk doni që të përloteni. Më poshtë është skena më prekëse e filmit.