Leonora gati klipin tjetër
Nga Express më 28 korrik 2011 në ora 20:30
Këngëtarja Leonora Jakupi sapo e ka realizuar klipin më të ri të këngës “Iluzion”, këngë kjo që është punuar edhe këtë herë nga Don Arbas.
Megjithëse e ka realizuar videon në jug të Shqipërisë, ka dashur të vijë si një flutur, me pamje më shumë nga natyra sesa nga bregdeti i bukur shqiptar, siç kanë bërë koleget e saj.
Klipi është realizuar nga “Max Production”, ndërsa teksti i këngës është shkruar nga Avni Qaili.
Mësuam se Leonora e ka gati klipin e radhës, të cilin së shpejti do ta sjellë në treg.