E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi per autizmin ne Akademine Marubi

Dita e dytë e kinemasë hollandeze në Akademinë “Marubi” është vizituar nga një mysafire e veçantë. Zonja Liri Berisha ka marrë pjesë në projektimin e filmit “Ligjet e Mattheë” që i dedikohet autizmit. Ky është një fenomen i ri për shoqërinë tonë, ndaj eksperiencat e vendeve tuaja na vlejnë shumë tha gjatë fjalës së saj zonja Berisha.

Filmi që mban firmën e Marc Shmidt ka në qendër një të ri, i cili vuan nga autizmi. Ai mundohet dëshpërimisht të vendosë rregull në kaosin që e rrethon. Shtëpia është bota e tij, aty gjen paqe dhe harmoni. Por kur ai duhet të krijojë kontakte me botën e jashtme ndodhin konfrontime shpërthyese .

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›