E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perkujtohet 43 vjetori i Universitetit te Prishtines

Po mblidhen më të mëdhenjtë e shtetit.

Në sallën e kuqe të Fakultetit Filologjik, vendorë e ndërkombëtarë, u bënë bashkë për dy festa.

Po shënojnë 5 vjetorin e themelimit të shtetit të Kosovës, dhe 43 vjetorin e Universitetit të Prishtinës.

Duart mes vete i shtrënguan edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, me krye-kyvendarin Jakup Krasniqi, raportet e të cilëve kohëve të fundit duken të acaruara.

Thaçi, foli gjere e gjatë për rëndësinë e Universitetit në ndërtimin e shtetit.

Tha se nuk është rastësi fillimi i shënimit të përvjetorit të pestë të pavarësisë, pikërisht në këtë akademi.

Se këto dy data lidhen ngushtë njëra me tjetrën, tha edhe prijësi i UP-së, Ibrahim Gashi.

“Universiteti i Prishtinës po thuajse gjysmë shekulli më shumë se secili institucion tjetër i ka vënë vulën lëvizjes për emancipim për dije dhe liri kombëtare...”

Se UP-ja e kishte këtë rëndësi pajtohen edhe studentët.

Por, të rinjtë e Lëvizjes studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, thonë se universiteti nuk e ka më vlerën, dhe as që ngjan me një institucion që ishte dikur.

“Ishte 30 vjet Universitet por këtë gjë nuk mund ta themi në dekadën e fundit...”

Për të shprehur pakënaqësinë e tyre, aktivistët e lëvizjes, i shpalosën krejt skandalet që e përcollën UP-në, vitet e fundit.

U ankuan edhe në kushtet e mësimit që ofron ky institucion.

Edhe kësaj radhe, të gjitha shkrimet e ekspozuara nga studentët, u larguan nga rojet e UP-së, sapo ata kthyen shpinën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›