Filmi për luftën e Kosovës, në Kaliforni

Në festivalin prestigjioz amerikan, “California Cinequest Film Festival”, do të merrë pjesë edhe filmi “Agnus Dei” i regjisorit Agim Sopi.
Festivali, nga i cili kanë dalë emra të njohur të kinematografisë botërore, fitues të çmimit “Oscar” e çmimeve të tjera prestigjioze kinematografike, mbahet nga data 26 shkurt deri më 10 mars të vitit 2013.
"Agnus Dei'' shfaq luftën e Kosovës, në vitin 1999, përjetuar prej këndvështrimit serb, pasi karakteri kryesor i këtij filmi, Petro, është fryt i një dashurie të padëshiruar shqiptaro-serbe.
Në film mes tjerëve luajnë edhe Bislim Muçaj, Blerim Gjoci, Selman Lokaj, Selami Taraku, Sylejman Lokaj, Selman Jusufi, Mehmet Breznica, Lumnije Sopi, Ismet Azemi, Ramadan Malaj-Badi, Mentor Zymberaj, Çun Lajçi etj./Indeksonline/