E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastro, "doktor i dashurisë"

Këngëtari Kastro Zizo do të rikthehet në ekran me një emision televiziv, në rolin e ''mjekut" për probleme të dashurisë.

Që nga dalja në skenë, problemet në jetën private nuk i përfunduan asnjëherë Zizos, prandaj ai ka vendosur të ideojë edhe një emision me lidhjet e tij të dështuara, të quajtur ''Doctor Love".

"Është një lloj auto-ironie, që i bëj vetes. Ku ka më mirë se unë për të folur për dashurinë, me aq fejesa e martesa sa kam lënë pas krahëve! I kam kaluar të gjitha dhe tani i iluminoj njerëzit. Është një reality show, me Kastro Zizo “Disfatat në dashuri më kanë e bërë ekspert të fushës nuanca "fiction" dhe që do të më ketë protagonist mua, por jo vetëm. Do të jem së bashku me disa personazhe të tjerë. Unë vij vërdallë nëpër Tiranë, apo Shqipëri dhe kam kamera, që më ndjekin ngado. Do xhirohet thuajse gjithçka, vetëm disa intimitete nuk do xhirohen", ka thënë Kastro për mediat hqiptare.

Këngëtari vite më parë ishte i martuar me një vajzë jo të njohur në media, nga martesa me të cilën solli në jetë një djalë. Por, kjo lidhje përfundoi shumë shpejt, për shkak të problemeve të tij me alkoolin.
Pak vite më vonë, Kastro gjeti veten në krahët e moderatores shqiptare, Erleta Hoti. Edhe pse lidhja e tyre u diskutua mjaft, ata sollën në jetë një vajzë, por edhe kjo lidhje gjeti fundin shumë shpejt. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›