Filmi shqiptar në Oscar, skualifikohet “Falja e gjakut”
07/10/2011 Tallja “alla shqiptarçe” me Oskar-in. Sot bordi i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë zgjedh për të dytën herë filmin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Academy Award, në kategorinë e Filmit më të Mirë në Gjuhë të Huaj. Shqyrtohen filmat “Aministia”, “Balkan Bazzar” dhe “Maya”.
Blerina GOCE
Bordi i Academy of Motion Picture Arts and Sciences nuk e ka pranuar filmin “Falja e Gjakut” si kandidaturë shqiptare për kategorinë e filmit në gjuhë të huaj dhe i ka kërkuar dje Qendrës Kombëtare të Kinematografisë të nominojë deri më datë 10 tetor një tjetër film nga Shqipëria, ndërsa afati për dërgesën e printit dhe materialeve të tjera është shtyrë. Kjo gjë bëhet e ditur në një njoftim të Qendrës Kombëtare Kinematografike, ndërsa thuhet se sot bordi do të rizgjedhë filmin që do të na përfaqësojë në Oscar.
Bordi përzgjedhës i QKK-së i përbërë nga Teodor Laço, Esat Musliu, Bujar Lako, Durim Neziri dhe Agron Tufa do të mblidhet për të nominuar filmin mes tre kandidaturave: filmi “Balkan Bazzar”, me skenar dhe regji të Edmond Budinës; “Amnistia”, me skenar dhe regji nga Bujar Alimani dhe filmi “Maya”, me skenar të Luljeta Lleshanakut dhe regji nga Pluton Vasi.
Me shumë gjasa filmi që ka mundësi të përzgjidhet për të përfaqësuar Shqipërinë në çmimet Oscar është ai i Bujar Alimanit, “Amnistia”.
“Lufta” për të skualifikuar filmin “Falja e gjakut” nga konkurrimi zyrtar për Oscar filloi menjëherë pas vendimit që mori Qendra Kombëtare e Kinematografisë për të përfaqësuar Shqipërinë në Academy of Motion, Picture, Arts and Science – 2012 në kategorinë Foreign Language Film Award me filmin “Falja e Gjakut” të regjisorit Joshua Marston.
Regjisori i “Amnistisë”, Bujar Alimani, reagoi menjëherë me një letër drejtuar ministrit të Kulturës, Aldo Bumçi, dhe Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Artan Minarolli, si dhe me një letër drejtuar Akademisë së Oskarëve.
Ai kritikonte përzgjedhjen e bërë nga QKK-ja, në bazë të të njëjtave kritere që këto të fundit e kishin kualifikuar filmin “Falja e gjakut” si të denjë për të përfaqësuar vendin tonë në Oscar. Sipas tij, filmi nuk ishte shqiptar, për faktin e thjeshtë se produksioni në pjesën e tij më të madhe nuk është i tillë dhe vetë regjisori është nga SHBA.
“E gjykoj jo vetëm të padrejtë, por edhe totalisht absurd përzgjedhjen e paramenduar në vendimin e komisionit përzgjedhës pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë për filmin shqiptar që do mund ta përfaqësojë Shqipërinë në çmimet “Oscar”. Ky vendim është totalisht i kundërligjshëm me vetë rregulloren që Academy of Motion, Picture, Arts and Science-2012, në kategorinë Foreign Language Film Award, e ka publikuar dhe madje i ka dërguar Qendrës Kombëtare të Kinematografisë mbi sqarimet e nevojshme për kriteret, të cilat duhet të plotësojë një produksion për të garuar në këtë kategori.
Kriteret janë të qarta dhe të publikuara. Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe komisioni përzgjedhës ka shkelur në mënyrë flagrante të drejtën e projekteve të tjera duke e kaluar filmin “Falja e gjakut” të marrë pjesë në këtë kategori, edhe pse nuk plotësonte kriteret kryesore, siç janë produksioni në mazhorancë, regjisori, skenaristi (në rastin e përzgjedhjes është i dyti në credits të deklaruar në CV-në e filmit). Kritere të tjera që gjithashtu nuk plotëson janë kompozitori dhe art designer (skenografi)”, shkruante Alimani, duke shtuar se ky vendim fyen dhe godet kinematografinë shqiptare.
Debatet për kualifikimin ose jo të këtij filmi për të çuar Shqipërinë në Oscar dhe “pasaportës shqiptare” të tij në fakt janë më të hershme. Qysh herët drejtori i QKK-së, Artan Minarolli dhe kolegë të tij kishin deklaruar se “Falja e gjakut” nuk i përmbushte “kriteret” për të qenë mirëfilltazi një film shqiptar. Më pas, me po të njëjtat argumente, “The Forgivenes of Blood”, me regji të Marstonit dhe skenar të tij dhe Andamion Muratajt u përzgjodh si kandidatura me më shumë shanse. “Komisioni mori në shqyrtim kërkesat e paraqitura, diskutoi rreth tyre dhe me shumicë votash vendosi të përzgjedhë filmin artistik ‘Falja e gjakut’, skenari Andamion Murataj, Joshua Marston, regjia Joshua Marston, për të kandiduar në kategorinë ‘Foreign Language Film Award’, që organizohet nga Academy of Motion, Picture, Arts and Science – 2012, me këtë motivacion: Filmi është tërësisht në gjuhën shqipe; njëri nga autorët e skenarit, Andamion Murataj, është shqiptar; ‘Lissus Media’, është kompani shqiptare, bashkëprodhuese në realizimin e filmit; filmi është xhiruar tërësisht në Shqipëri; aktorët e filmit janë të gjithë shqiptarë; shumica dërrmuese e stafit realizues janë qytetarë të Republikës së Shqipërisë; filmi është pritur shumë mirë nga publiku dhe kritika shqiptare për trajtimin me origjinalitet dhe freskinë artistike, të një problemi që mbetet i mprehtë për shoqërinë tonë”. Ishin këto arsyet mbi të cila komisioni vendosi për filmin “Falja e gjakut”, i cili në muajin shkurt u vlerësua me “Ariun e Argjendtë” në Festivalin e Berlinit.
Edhe më parë, Marston është përballur me një problem të këtij lloji me Akademinë e Oskarëve. Në 2004-ën, filmi i tij “Maria full of Grace”, i cili përfaqësonte Kolumbinë në Academy Awards u skualifikua për arsye të ngjashme.
Por nuk është as hera e parë që përzgjedhja shqiptare për në Oscar shkakton debat, edhe pse për të parën herë kthehet për rishqyrtim vendimi i QKK-së.
Që prej vitit 1996 filmi shqiptar ka aplikuar jo rregullisht në Akademinë Amerikane.
Vetëm katër filma shqiptarë, bashkëprodhime të huaja me polakët, francezët, italianët, kanë aplikuar për Academy Award for Best Foreign Language Film dhe asnjëri nuk është nominuar për Oscar.