Tregtimi i farërave, AKU: Kemi bllokuar 10 subjekte
07/10/2011 Juka: Në fitofarmaci produkte të paregjistruara dhe jashtë afatit të skadencës
Fitofarmacitë tregtojnë plehra kimike për mbrojtjen e bimëve jashtë afatit të skadencës dhe të paregjistruara. Sipas kreut të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Genc Juka, gjatë gjithë verës kontrollet e ushtruara në këto subjekte kanë zbuluar raste të tregtimit të paligjshëm të këtyre produkteve, si dhe në kushte të papërshtatshme. Inspektimet e AKU-së kanë zbuluar edhe subjekte që zhvillojnë aktivitetin fare të palicencuar.
Masat e marra
Prej muajit korrik AKU ka kryer 373 inspektime në gjithë vendin, nga të cilat 265 në fitofarmacitë, 33 inspektime tek subjekte të tregtimit me shumicë të Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve, 67 tek prodhues dhe tregtues të Materialit Mbjellës dhe Shumëzues Bimor, 6 inspektime tek subjektet që tregtojnë plehra të përdorimit për bimësinë. “Në 10 subjekte të tregtimit me pakicë të PMB (Produkte të Mbrojtjes së Bimëve) tek fitofarmacitë janë bllokuar një sasi e konsiderueshme PMB që janë të paregjistruara ose që u ka kaluar afati i skadencës; si dhe do t’i paraqitet kërkesa ministrit të Bujqësisë për pezullimin e licencës në 3 subjekte të tregtimit me shumicë, pasi janë gjetur preparate që nuk janë të regjistruara në listën e miratuar të PMB-ve. Është bllokuar aktiviteti në 8 fitofarmaci për mungesë dokumentacioni, masë kjo e cila është parashikuar në legjislacionin në fuqi”, - theksoi Juka. AKU i ka bërë thirrje bizneseve të jenë të kujdesshëm dhe strikt në importin, tregtimin apo magazinimin e këtyre produkteve. Inspektimet do të jenë të shpeshta dhe periodike me qëllim garantimin e të gjithë zinxhirit, duke filluar që nga importi e deri tek përdoruesi i fundit që është fermeri.
Problematika
Nga inspektimet është vënë re se ambientet e fitofarmacive nuk i plotësojnë parametrat teknikë të paracaktuara në ligjet dhe aktet nënligjore me të cilat operon ky sektor dhe që lidhen me parametrat teknik të ambientit. Shitja e PMB-ve, plehrave të përdorimit për bimësinë, si dhe farat tregtohen në të njëjtin ambient, gjë e cila ndalohet me ligj. Pothuajse në të gjitha rastet tregtimi i PMB-ve nuk shoqërohet me recetën e lëshuar nga specialistët përkatës për PMB-të të rrezikshme dhe me rrezik të lartë. Nuk mbahet në rregull libri në të cilin lidhen dhe recetat e lëshuara. Pjesa më e madhe e fitofarmacive janë të palicencuara në QKL duke punuar vetëm me lejet e tregtimit të lëshuara nga DRBUMK. AKU duke qëndruar pranë biznesit garanton plehra kimikë, Preparate të Mbrojtjes së Bimëve, fidanë dhe farëra të sigurta brenda parametrave teknikë duke bërë që fermeri shqiptar të jetë rezultativ dhe të ofrojë në tryezën e konsumatorit produkte bujqësore të sigurta.