E Diel, 1 Nëntor 2026

Filozofia e politikanëve tanë: Të mos ndodhë rotacion

Z.Kleanthi Zoto, të përshëndesim për artikullin. Çështja e filozofisë shqiptare, që më 1941 u kyç, u bë pronë e disave. Filozofët botërorë u ndaluan në popull, ato i lexonin një pakicë sepse gardiani i Shqipërisë e dinte mirë rrezikun që nxitnin.

Ja disa idera filozofike të Niçes që tronditi botën, jo pastaj fshatin Shqipëri.

1-E njeh kaosin që kemi sejcili brenda nesh. Pa rregulluar atë, s'kemi përparim. Se çfarë kaosi fshehin Nano-Saliu me bishtat e tyre, tani edhe fëmijët e mësuan. Pa kujtuar kryekaosin, qoftëlargun.

2-Njeriu e liron vetveten nga prangat e tij, kur tejkalon ekzistencën brenda një sfere të vogël lokale. Politikanët tanë kanë sferën e ngushtë të tarafit, fisit, fshatit nga vijnë, etj.

3-Nën një të folur që të duket e drejtë, fshihen shumë intriga korruptive. Sa herë na ka mashtruar Nano-Saliu me servilët e tyre, duke folur gjasme të vërtetën?

4-Niçe, traditën e futi në sitë. Nano-Sali me kompani, traditën komuniste ende e zbatojnë.

5-Njeriu nuk ngopet me dëshirën për fuqi. Sikur Saliut t’i lejosh të jetë absolut, ai e pranon me dëshirë. Tani nuk e deklaron, por nën rrogoz ai bëhet absolut. Mbi drejtësinë, mbi të gjithë, mbi policinë, mbi Kuvendin që kurrë s'është i popullit, mbi Presidentin, Saliu edhe ZOTIN, kërkon ta komandojë.

6-Argumentet morale, janë strategji për nënshtrim. A nuk e filloi Saliu me fjalët: ME DUAR TË PASTRA. Sot duart e politikanëve tanë janë qymyr i zi. Kulmi filozofik arrin me ARISTOTELIN, kur thotë: NJERIU ËSHTË KAFSHË POLITIKE. Tek ne këtë shprehje disa mafiozë politikanë, kërkojnë përsëri ta fshehin. Pse? Sepse janë bërë kafshë politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›