E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjimnazi Gjergj Kastrioti mbulohet nga flakët

Gjimnazi “Gjergj Kastrioti” në Durrës është përfshirë sot nga flakët e zjarrit. Zjarri ka rënë rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm. Zjarrëfikësit të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje kanë arritur të shuajnë pas disa orësh flakët të cilat kishin rënë në katin e dytë të shkollës dhe pikërisht në sallën e mësuesve. Policia po heton për shkaqet e rënies së zjarrit. Një pistë është zjarrvënia e qëllimshme për dëmtimin e dokumentacioneve të shkollës, të cilat i kanë shpëtuar flakëve  pasi ishin larg vatrës së zjarrit. Gjimnazi sot ka pezulluar edhe mësimin, në pritje të stabilizimit të situatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›