“Final Four” në RTSH, Barushi komenton shortin: Dinamo ka bërë gjithmonë mirë me Vllazninë

Pas shortit përballë gazetarëve doli edhe drejtori sportiv i Dinamos, i cili analizuar shortin ku konkretisht u pyet për përballjen me Vllazninë .
“Short i mirë, kemi bërë ndeshje të mira më Vllazninë në kampionat. Shpresoj t’ia dalim. Kemi bërë një sezon të mirë deri tani. Jemi pjesëmarrës në Kupat e Eurpës. Jemi në luftë edhe për Kupën, sigurisht synimi nuk humbet nga kampionati. Është fakt që kalendari është pak i ngjeshur, marrë në konsideratë edhe Kupën, por shpresojë se do ia dalim. Presidenti i Dinamos ka pasur arsyet e veta perosnale, prandaj nuk ishte prezentë”, tha Ermal Barushi.