E Hënë, 2 Nëntor 2026

Yamal, Fermin, Ansu Fati dhe Iñigo Martinez vonohen në stërvitje, Flick tërbohet

Momente të vogla tensioni te Barcelona para seancës stërvitore përpara ndeshjes të së mërkurës mbrëma kundër Interit. Hansi Flick nuk i toleron vonesat dhe është një nga rregullat që ai ka vendosur që kur mbërriti në Barcelonë dhe më shumë se një lojtar e ka përjetuar tashmë nga dora e tij.

Lamine Yamal, Ansu Fati, Iñigo Martínez dhe Fermín Lopez u shfaqën në fushë pak vonë, Flick ishte aty duke i pritur dhe i qortoi për qëndrimin e tyre. Ishte Gavi ai që u tërhoqi shpejt vëmendjen dhe i ftoi të nxitonin drejt pjesës tjetër të shokëve të tyre. Të katër do të jenë rregullisht në fushë kundër Interit, por sigurisht që kanë përfunduar në librin e zi të trajnerit gjerman.

Inaki Pena dhe Jules Kounde kanë paguar çmimin për rregullat absolute të Flick-ut në këtë sezon. Mungesa e përpikmërisë së portierit i kushtoi atij vendin e titullarit në janar: i ndëshkuar kundër Athletic Bilbaos, ai nuk u kthye më, edhe sepse Szczesny luajti disa ndeshje të shkëlqyera. “Ata janë profesionistë. Duhet të arrijnë në kohë. Është hera e tretë që ndodh dhe nuk kam zgjidhje tjetër”, shpjegoi trajneri gjerman.

Mbrojtësi francez, një shtyllë e pazëvendësueshme e mbrojtjes, pagoi çmimin e vonesave me pankinën ndaj Alavés, Espanyol dhe Rayo Vallecano.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›