Finale historike në Madrid ndeshen gjigandët e Evropës
MADRID-Sytë e të gjithë Evropës sot do të jenë drejtuar në Madrid, në stadiumin mitik "Santiago Bernabeu", ku përballen Inter e Bajern Mynih. Luhet finalja e Champions League, e cila do të vendosë se cila skuadër do të kurorëzohet kampione e Evropës për këtë sezon. Për Luis Van Gal, ndeshja nuk ka protagonistë vetëm dy skuadrat, por edhe një palë të tretë: arbitrat! Holandezi është një njeri i fiksuar pas detajeve dhe kjo është logjike, duke parë se në karrierën e tij të pasur ka pësuar goditje pas goditje. Kështu që nuk mund të jetë veçse maniak pas detajeve. Për të, edhe arbitri Ueb, anglezi që do të gjykojë finalen, është një "detaj". Sipas Van Gal, ai është "faktori më i rëndësishëm, sepse është e pamundur ta kontrollosh". "Kush gjykon një ndeshje mund të shohë çdo aksion duke u besuar vetëm syve të tij. është e qartë se do t'i shpëtojë diçka, sepse është qënie njerëzore. Por, është e sigurt se këto gjëra që do t'i shpëtojnë, do të kenë ndikimin e tyre mbi ndeshjen", shton trajneri holandez i Bajernit.
Arbitrat
Luis Van Gal prej kohësh insiston në një zgjidhje të problemit të arbitrave, i bindur në domosdoshmërinë e futjes së teknologjisë në fushë. Të hënën, një nga temat që ai foli në Mynih ishte pikërisht ajo e "xhaketave të zeza", ndërsa dje në Madrid, në konferencën e zakonshme për shtyp, e ka përsëritur një gjë të tillë, duke shigjetuar Interin. "Barcelona është skuadra që këtë sezon ka bërë futbollin më të bukur në Evropë, - tha holandezi. - Kundër Interit, në ndeshjen e parë, arbitri nuk dha një penallti për ta dhe ky ishte një episod vendimtar për kualifikimin". Por, Van Gal ka shtuar me ndershmëri se edhe Bajerni është favorizuar disa herë nga vendimet e gjyqtarëve në rrugën e tij drejt finales së Madridit. Ai ka kujtuar "kartonin e kuq të Rafael në çerekfinale ndaj Mançesterit", por për çudi ka harruar golin jashtë loje të Kloses ndaj Fiorentinës.
RIVALET
Sa herë që flet, Van Galit mund t'i kuptosh lehtë dinakërinë e një dhelpre të vjetër, një personazh i përgatitur në të gjitha pikëpamjet, përfshirë edhe aspektin mediatik. çdo konferencë shtypi e tij është një spektakël më vete. Mes batutave dhe buzëqeshjeve, holandezi bën edhe disa vlerësime interesante: "Unë e kam thënë gjithmonë se çelsi, Mançester Junajtid dhe Barcelona janë skuadrat më të mira të Evropës, - shprehet ai. - E përsëris këtë. Por, në futboll jo gjithnjë fiton më i forti, kështu që në finale jemi ne dhe Interi". Që këtu nisin edhe komplimentat për nxënësin Murinjo: "Dëshira për të fituar që ka treguar gjithnjë, që nga koha kur ishte asistenti im te Barcelona dhe i besoja të pankinën në disa ndeshje, i është rikthyer këtë vit, - thotë Luis Van Gal. - çelsi e Barcelona janë klube të një niveli më të lartë, por Zhoze arriti t'i bindte futbollistët e tij mbi mundësinë për t'u kualifikuar. Dhe gjeti mënyrën për të ardhur deri në Madrid". "Po atëherë, Murinjo është trajneri më i mirë në botë?", e pyesin. "Po, - përgjigjet Van Gal, - por vetëm më i miri i kësaj gjenerate të re...".
LOJTARET
Për Mark Van Bomel, skuadra e Bajernit sot duhet të luajë siç bëri me Verder Bremenin. "Mund të arrijmë një tripletë historike, - tha ai. - Kemi karakter të hekurt, reagojmë edhe kur jemi duke humbur 2-0. Roben? Nuk e kam marrë vesh kurrë pse Reali e largoi, por gjithsesi më bëhet qejfi që është me ne", shton holandezi. "Interi dhe Bajerni janë skuadra shumë të forta, që i kanë fituar kampionatet respektive, - shton Shvajnstajger. - Nesër ka rëndësi të luajmë mirë dhe të fitojë më i forti". Bastian do të takojë në finalen e sotme një njohje të vjetër si Lusio. "Të enjten i çova një sms, por nuk më ka kthyer përgjigje. Gjithsesi, jemi të kënaqur që ritakohemi", shprehet gjermani.
(d.b/BalkanWeb)