"Prolog Giffoni" mbërrin në Pogradec
TIRANE-Pogradeci është qyteti turistik i radhës ku ndalon festivali "Prolog Giffoni". Pas projeksioneve të suksesshme në qytetin e Vlorës, ky format i filmit për fëmijë e të rinj ka udhëtuar për publikun e vogël pogradecar. Projeksionit të filmave i ka paraprirë një konferencë e përbashkët shtypi e presidentit të festivalit, z. Namik Ajazi dhe kryetarit të Bashkisë së qytetit, z.Artan Shkëmbi.
Kjo është hera e dytë që Bashkia mbështet realizimin e këtij formati dhe gjatë konferencës është folur për vazhdimin e kësaj tradite në Pogradec, një qytet si shumë të tjerë që vuan mungesën e kinemasë dhe të filmave për fëmijë. "Ne jemi koshient që "Prolog Giffoni" është një format që i mungon fëmijëve, ashtu siç u mungon kinemaja dhe mundësia për të diskutuar mbi atë që shohin në ekranin e madh. Jemi të kënaqur që "Prolog Giffoni" mbërrin për të dytin vit në qytetin tonë dhe do të donim që ky format të jetë i pranishëm edhe në të ardhmen, si një organizim që pasuron aktivitetet për fëmijë dhe të rinj që organizohen nga institucionet vendore", - është shprehur në konferencën e organizuar në Bashkinë e qytetit, kryetari Artan Shkëmbi. Ndërkohë që presidenti i festivalit, Namik Ajazi ka theksuar edhe njëherë qëllimin e këtij festivali për të çuar më pranë fëmijëve dhe të rinjve prodhimet më të mira kinematografike botërore të dy viteve të fundit e për t'i shfaqur ato edhe në salla kinoteatrosh apo teatrosh në mungesë të sallave të kinemasë.
Në shkallët e Qendrës Kulturore "Lasgush Poradeci", veshur me uniformat e festivalit, fëmijët kanë ndjekur me kureshtje filmat që ishin parashikuar në projeksionet e para. Pogradeci ka qenë pak i akullt, me temperatura jo të zakonshme për këtë kohë, me liqenin paksa të trazuar, por nuk ka qenë e njëjta atmosferë në sallën e kinema "Pogradeci". Me gjallërinë që karakterizon këtë moshë, të shpenguar, herë duke lëshuar edhe ndonjë pasthirrmë, fëmijë të shkollave 9-vjeçare kanë rendur për të zënë vend në sallë. është një ritual që përsëritet thuajse në çdo qytet ku udhëton ky format. Teksa titrat shfaqen në ekran, vëmendja e tyre humbet në fillin e ngjarjeve. "Ngatërrestarja e vogël" ka qenë filmi që ka çelur projeksionet në qytetin e Pogradecit. është një histori familjare, nga ato që ndodhin në ditët tona, nga ato ku fëmijët marrin rolin e një misionari. Paulina është një vajzë 10-vjeçare që jeton me të ëmën, Anën. Kur ishte më e vogël ajo është braktisur nga i ati, ndërkohë që mamaja e saj ka një të dashur të ri, Pitin. Ajo nuk i ka treguar se ka një vajzë, por kur Paulina e mëson këtë fakt, i lutet mamasë t'i tregojë Pitit të vërtetën. Por Piti frikësohet nga situata dhe e braktis Anën. E ndjerë paksa fajtore, Paulina vendos të bëjë çmos që t'i bashkojë, por kur ia del mbanë që të jetojnë në një shtëpi, gjërat ndërlikohen. Pas filmit, fëmijët janë përfshirë në një diskutim të lirë, të ngacmuar nga tema, por edhe nga realiteti ku jetojnë. Projeksionet do të vazhdojnë edhe sot, ndërkohë që po sot në darkë, "Prolog Giffoni" do të vazhdojë me atmosferën festive përmes organizimit të një koncerti në bashkëpunim me grupe dhe këngëtarë të qytetit.
(d.b/GSH/BalkanWeb)