E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalja e Champions League, Bayern Munchen fiton 2 1 ndaj Borussia Dortmund

Chempions Ligë ka luajtur sot aktin e fundit.

Bajern Mynih dhe Borussia Dortmund, dy ekipe të ardhura pas një sezoni fantastik në Bundesligë, janë përballur me njëra-tjetrën, në një finale tërësisht gjermane, në stadiumin mitik “Ëembley” të Londrës.

Kjo përballje ashtu siç ishte parashikuar, ka vazhduar deri në sekondat e fundit.

Bayern Munchen  ka arritur të sigurojë fitoren e Champions League, me rezultatin 2 – 1, dhe gola të shënuar nga Mandzukiç në minutën e 60 dhe të Robben në minutën e 89. Kurse goli i vetëm për ekipin e Borussia Dortmund u shënua nga Gundogan në minutën e 68.

Të parët që kaluan në avantazh në këtë sfidë ishin lojtarët e Bayern Munchen  në minutën e 60-të me anë të  Mandzukiç. Lojtarët e Borussia Dortmund, janë hedhur menjëherë në kundërsulm dhe jo shumë vonë por vetëm pas 8 minutash Gundogan ka shënuar dhe ka barazuar rezultatin në minutën e 68-të.

Në minutat në vijim të dy skuadrat kanë arrintur të mbyllin mirë çdo tentativë për gol të njëra tjetrës.

Por tashmë të dyja skuadrave u duhet një tjetër gol për të siguruar fitoren e Ligës së Kampionëve dhe ajo që e gjen atë është Bajern Mynih, vetëm 1 minutë para përfundimit të kohës së rregullt me anë të Robben.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›