Fushata elektorale, Berisha sot në Elbasan e Lushnje ndërsa Rama në Vlorë
Ndërsa fushata elektorale ka 3 ditë që ka nisur zyrtarisht, dy liderët kryesorë të politikës shqiptare po intensifikojnë takimet me elektoralin në të gjithë vendin.
Kryeministri Berisha do të jetë paraditen e sotme në Elbasan ku do të inagurojë rikontruksionin e rrugës Drize-Poroçan ndërsa më pas do të ketë edhe një takim me gazetarët.
Gjatë orëve të pasdites, kryeministri do të jetë në Lushnje ku do të prezantojë edhe kandidatët për deputetë.
Ndërkohë, kreu i PS-së do të jetë sot në Vlorë, në qarkun ku është kandidat për deputetë ku do të zhvillojë një takim me biznesin si dhe me studentë dhe petegogë.
Sot në Vlorë me biznesin e vogël, në fshatrat e Lumit të Vlorës mbetur pa rrugë, pastaj përsëri në qytet me studentë e pedagogë. Vlora Forever shkruan në Twitter kreu i PS-së Rama.
Ndërkohë e hëna mbetet një ditë e rëndësishme, pasi pritet që Parlamenti të votojë 3 ligjet e cilësuar si ligjet e integrimit. Nesër pritet gjithashtu të shihet nëse opozita do t`i përgjigjet pozitivisht edhe thirrjes së kryeministrit Berisha për të votuar edhe amnistinë fiskale.