E Diel, 1 Nëntor 2026

Finalja e Kupës Interkontinentale, Luis Enrique: E dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje

“A mund të jetë PSG klubi i parë francez që fiton Kupën Interkontinentale? Nuk e dija këtë statistikë, por ne e dimë rëndësinë e kësaj finaleje. Është e mrekullueshme të luash në finalen e Kupës Ndërkontinentale”, tha trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, në një konferencë për shtyp në prag të finales së Kupës Interkontinentale kundër Flamengos, e planifikuar për në orën 18:00 të ditës së sotme në Doha. “Bëmë gjithçka që ishte e nevojshme për të arritur këtu”, shtoi trajneri spanjoll.

“Kemi kujtime shumë pozitive të këtij viti; ky sezon ka qenë i rëndësishëm për ne për të kapërcyer atë që kemi kaluar. E shoh këtë moment si një vazhdim të asaj që përjetuam sezonin e kaluar.

Ka ardhur koha për të luajtur në finale dhe është e rëndësishme për ne si ekip, si klub dhe për tifozët tanë. Jemi të lumtur që kemi këtë mundësi”, ka thënë mes të tjerash Luis Enrique.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›