E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalja e Kupës së Shqipërisë, Besa-Vllaznia

Vllaznia dhe Besa do të luajnë sot në mbrëmje në Qemal Stafa finalen e Kupës së Shqipërisë. Në fakt, numrat e Kupës nuk janë në favor të Besës, e mundur 6 herë në finale dhe dy herë pikërisht nga Vllaznia në 1972 dhe 1981, por verdhezinjtë kërkojnë të ndryshojnë historinë dhe besojnë në shifrat e këtij sezoni; dy herë fitues në tre ndeshjet me shkodranët. I fortë në soliditetin që ka treguar prapavija kavajase, me Fagun, Dragushën, Vrapin e Arapin, vështirësitë për Duron janë në mesfushë, ku Poci duhet të luajë edhe pse jo në 100%. Ka rikuperuar ndërkohë Shkëmbit.

Fantazisti korcar, i shndërruar shumë shpejt në një pedinë tepër të rëndësishme në skemën e Duros, duhet të luajë duke shtrënguar dhëmbët, por mbetet për tu vlerësuar deri para ndeshjes. Mungesa e ditur e Cikalleshit për shkak të kartonit të kuq të marrë në gjysëmfinalen e kthimit me Shkumbinin, nuk i prish punë Besës, që shtyn përpara me dy ekspertë të portës; Xhafaj e Sinani. Në kampin shkodran, rikthimi i anglezit Feniks duhet ti garantojë atij, një vend në mesfushë, ndërkohë që Osja me shumë mundësi do të luajë në qendër të mbrojtjes, së ideuar nga tekniku Martini.

Edhe Grima është gati për në portë, ndërkohë që nuk ka asnjë dyshim për ofensivën e besuar në këmbët e Haxhibulic dhe Balës. Gjithësesi, sfida e orës 20.30 është ndeshja më e rëndësishme e sezonit për kuqeblutë, sepse me europën të paarritshme përmes kampionatit, Vllaznia ka Kupën mundësinë e vetme të mbetur.

Eno Skarço < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›