E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa e Shqipërisë, Besa fituese. Mund Vllazninë, 2-1

Besa ka fituar kupen e Shqiperise duke mundur 2-1 Vllaznine pas 120 minutash loje. Nje triumf mese i merituar per skuadren e drejtuar nga Shpetim Duro, e cila ka përmbysur avantazhin e perkohshem te ekipit shkodran, qe ka humbur dhe shansin e fundit per te siguruar nje vend ne Kupet e Evropes.

Ne nje “Qemal Stafa” te elektrizuar nga tifozerite e te dyja skuadrave, formacionet e kane patur te veshtire te gjejne rrugen e rrjetes dhe pjesa e pare e takimit do te mbyllej me rrjeta te paprekura. Me rikthimin ne fushe per fraksionin e dyte Vllaznia do te kalonte ne avantazh ne minuten e 63-te. Bala i harruar brenda zones do te devijonte topin ne rrjete duke ndezur festen e skuadres shkodrane. Avantazhi i formacionit te Edi Martinit do te zgjaste deri ne minuten e 85-te.

Arapi me nje goditje te sakte me koke do te barazonte shifrat e rezultatit qe do te mbetej i pandryshuar deri ne mbylljen e kohes se rregullt. Ne kohen shtese do te vinte dhe përmbysja e Beses, qe ne minuten e 97-te do te gjente golin e fitores. Dhembi do te shenonte golin e dyte ne porten shkodrane, duke i dhuruar skuadres se tij nje trofe shume te rendesishem ne kete sezon, cili mund te quhet i suksesshem per Besen si nenkampione e vendit dhe fituese e Kupes se Shqiperise.

“Normalisht eshte sezoni me i mire i dhjete viteve te fundit, por kemi marr kupa te tjera, por ky eshte emocion i vecante”, tha Nexhat Bizhdili, president i Beses.

“Trofeu eshte shume i rendesishem, u shpallem nenkampion te Shqiperise. Jane arritje shume te medha si ne kampionat, ashtu dhe ne Kupe, arritje ndoshta qe nuk i ka bere skuadra e Beses gjate gjithe historise se futbollit. Kjo eshte arsyeja qe jam shume krenar qe dhe une hyj ne pjese te historise se futbollit te Kavajes”, u shpreh Shpetim Duro, trajner i Beses.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›