Financat Gati kurdohere per eurobonon
Ministria e Financave nuk eshte terhequr nga plani i emetimit te eurobonos me vlere rreth 400 milione euro madje eshte vendosur ne gatishmeri per daljen ne treg ne momentin e duhur. Burime zyrtare te ministrise deklarojne per Shqip se vijon qendrimi vigjilent ndaj gjetjes se momentit te duhur ndersa kontaktet me dy bankat menaxhere te borxhit shqiptar nuk kane munguar. lsquoJP Morgan dhe lsquoDeutsche Bank po qendrojne ne gatishmeri dhe presin momentin. Emetimi mund te ndodhe ne cdo moment ne fund te ketij viti apo ne fillim te tij mjafton qe tregjet financiare ofrojne kushte te favorshme shprehen burimet.
Sakaq gazeta meson faktin se Ministria e Financave ka zgjatur ne fund te muajit gusht kontraten me britaniket e White amp Case me nje vlere shtese 2.7 milione leke per sherbimet konsulente qe do ti ofrohen pales shqiptare. Kontrata me konsulentin per te cilen u pagua 250 mije dollare skadoi ne maj por terheqja nga plani i eurobonos dhe emetimi i tij ne nje kohe te dyte solli nevojen per vijimin e sherbimit dhe rishikimin e kontrates.
Per ministrine do te ishte teper pozitive fakti nese letra me vlere 400 milione euro hidhet ne treg ne fillim te vitit 2011 kur nis edhe zbatimi i buxhetit por operacioni lidhet me kushtet e tregut.
Loja per hedhjen e eurobonos u hap per rajonin nga Mali i Zi i cili arriti te merrte 200 milione euro me interes 7.8 per qind. Per ekspertet e ministrise rasti i Malit te Zi ndryshon nga Shqiperia per shkak te vleresimit me te larte qe ka vendi fqinj ne raport me ne. Aktualisht kushtet nuk duken dhe aq te favorshme pasi rrezikohet nje marrje huaje me interes mbi 8 per qind. Gjithsesi tregjet ndryshojne me kohen dhe interesin dhe asgje nuk eshte e sakte. Dy bankat mandatuese jane duke punuar per te gjetur kohen e duhur deklaron nje ekspert i ministrise.
Ndersa ministria pret momentin pa dhene shume detaje matane kontinentit ne SHBA Kryeministri Sali Berisha ne intervisten per Reuters flet hapur per ceshtjen Eurobon.
Kryeministri ka ndryshuar qendrim duke thene se qeveria shqiptare eshte e interesuar per marrjen e borxhit ne treg te huaj dhe po vlereson shumen qe vertitet diku te 400-500 milione euro. Sa i takon interesit kryeministri guxon te thote se do shikohet mundesia per gjetjen e nje norme rreth 7 per qind por asgje nuk eshte e sigurt. Lidhur me keto deklarata Ministria e Financave ka preferuar te mos jape komente.
Gjithnje duke folur per agjencine e lajmeve Berisha tha se parashikonte nje rritje ekonomike rreth 4-5 per qind nje ulje te deficitit buxhetor me 3.2 per qind dhe nje reduktim te borxhit publik ne 58 per qind ne raport me Prodhimin e Brendshem Bruto PBB.
Konsulentet britanike White amp Case merren me aspektin ligjor te procesit pra me dokumentacionin kurse dy bankat JP Morgan dhe Deutsche Bank bejne marketingun per produktin rasti konkret per eurobonin ne menyre qe shitja e tij te jete me cmim sa me te leverdisshem per autoritetet shqiptare.
Deri ne fund te muajit gusht qeveria ka mundur te marre nga bankat rreth 23 miliarde e 379 milione leke kredi ku rreth 18 miliarde leke i takojne sistemit vendas financiar ndersa ne total parashikohet te merren rreth 38 miliarde e 110 milione leke.