Financat, drejt përfundimit drafit për rishikimin e Buxhetit
TIRANE - Ministria e Financave pritet të përfundojë javën e ardhshme draftin për rishikimin e buxhetit të shtetit për vitin 2011, si dhe atë për rritjen e pagave në administratën publike.
Vendimi i qeverisë për rishikimin e buxhetit, që parashikon uljen e shpenzimeve të buxhetit aktual synon mbajtien në kontroll të defiçitit, duke ulur shpenzimet.
Sipas ministrisë së Financave të cilës i është referuar atsh, reduktimet buxhetore për pjesën e dytë të këtij viti do të kryhen në shpenzimet për investime, kryesisht në projektet që ende nuk janë nisur, po ashtu edhe në mirëmbajtje, ndërsa në sektorët prioritarë si shëndetësia dhe arsimi si dhe në investimet që janë nisur do të vazhdojnë normalisht.
Lidhur me rritjen e pagave, burimet nga ministria e Financave sqarojnë se në draftin që do të mbërrijë në Këshillin e Ministrave është parashikuar që pagat e administratës publike të rriten, ndërsa bëhet e ditur se rritjen më të madhe do ta kenë pagat e infermiereve, arsimtareve dhe mjekeve.
Një javë më parë rritjen e pagave dhe pensioneve e konfirmoi Kryeministri Sali Berisha të hënën në mbledhjen e grupit PD. Ai siguroi se rritja e rrogave dhe pensioneve nuk do të ketë asnjë ndikim në rritjen e borxhit publik të vendit.
Sipas kryeministrit "buxheti i shtetit i miratuar në fund të vitit 2010 do të riformatohet, duke u bazuar në parametrat makroekonomikë"
(s.g/BalkanWeb)