Financat në krizë totale, të ardhurat bien me 30% (Berisha ndërkohë sndalet me shpenzimet për fushatën)
Financat janë futur në një krizë totale. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, muaji maj ka qenë katastrofik, pasi të ardhurat nga taksat ranë 30% më pak krahasuar me një vit më parë.
Top Channel raporton se të ardhurat e mbledhura në arkën e shtetit janë 10.7 miliardë lekë më pak se plani dhe mbi 7.6 miliardë lekë më të ulëta se një vit më parë.
Ndërkohë që të ardhurat janë pakësuar ndjeshëm, qeveria ka rritur në mënyrë marramendëse shpenzimet, për shkak të fushatës elektorale. Një ditë më parë Këshilli i Ministrave lajmëroi rritje të re pagash dhe një shumë rekord të vendosur për dëmshpërblimin e të përndjekurve.
Rënia e të ardhurave dhe rritja e shpenzimeve e kanë çuar deficitin, vetëm për pesë muajt e parë në 425 milionë dollarë. Kjo është 2.2 herë më shumë se një vit më parë dhe 1.7 herë më shumë se plani i periudhës./b.l