E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata, Berisha shteron buxhetin. Cani: Situatë alarmante

shkelqim caniTë dhënat paraprake të Ministrisë të Financave, të bëra publike në rrugë informale, tregojnë një rënie të ardhurash për muajin maj deri në 30 %. Shifrat paraqiten alarmante, tejet shqetësuese dhe të ngjashme me ato të skenarit grek.

Situata e krijuar më shqetëson pa masë, madje më frikëson. Jemi në një gjendje alarmante pasi qeveria po i shpenzon të gjitha paratë e buxhetit dhe kjo, për mendimin tim, duket si veprim i qëllimshëm. Kryeministri, si duket e ka kuptuar humbjen, dhe kërkon ti lërë qeverisë së re situata të vështira për tu menaxhuar. Po flasim për buxhetin, situata e të cilit është tejet negative, me 90 përqind borxh të harxhuar dhe me rezerva  të shteruara , është shprehur për gazetën Shqip ish- guvernatori Shkëlqim Cani.

Investimet publike për muajt janar-maj rezultojnë 136 përqind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, në një kohë  kur të ardhurat kanë rënë të paktën 100 milionë dollarë.

Ish-guvernatori Cani pranon se menaxhimi i financave nuk do të jetë i lehtë në kushtet ku po e lë kryeministri vendin, megjithatë shton se Partia Socialiste është e përgatitur për çdo skenar për të mbuluar kostot./A.XH

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›