Financat shtyjne afatin e bonove te privatizimit
TIRAN- Ministria e Financave shtyn afatin e rishperndarjes se bonove te privatizimit te investuara ne fillim te viteve 90 tek shoqeria Anglo-Adriatika. Fillimisht ishte percaktuar fundi i muajit shtator te ketij viti si koha limit brenda te ciles do te shperndaheshin bonot e privatizimit por duket se Ministria e Financave ka ndryshuar mendje.
Tashme ky proces qe ka filluar ne prill te ketij viti do te perfundoje ne mars te vitit 2011 dhe brenda kesaj periudhe te gjithe qytetaret qe kane investuar me bono privatizimi tek Anglo-Adriatika do te kene mundesine ti terheqin ato per ti perdorur per qellime te tjera sic eshte pagesa e tarifes se legalizimit e cila eshte edhe shkaku kryesor i vendimit per rishperndarjen e letrave me vlere.
Ne lidhje me kete ceshtje u zhvillua edhe nje debat dje ne Kuvend mes ministrit te Financave Ritvan Bode dhe nenkryetarit te grupit te PS-se Erjon Brace. Ky i fundit kerkoi llogari per perdorimin e bonove ne procesin e legalizimeve por Bode u pergjigj se nuk i ka ai keto statistika.
Ministri shpjegoi se ALUIZNI eshte duke punuar me bonot e privatizimit dhe kjo eshte arsyeja perse eshte shtyre afati i shperndarjes se bonove.
Letrat me vlere u shperndane ne fillim te viteve 90 ne forme aksionesh te ndermarrjeve shteterore qe qeveria iu ofroi qytetareve gjate privatizimit te tyre.
Jane mbi 700 mije qytetare ata qe moren ne ate periudhe bono privatizimi te cilat nuk u perdoren per nje kohe te gjate gje e cila mendohet te jete bere shkak qe ato te neglizhohen nga perfituesit. Ne total jane rreth 7.5 miliarde leke te emetuara ne bono privatizimi. Nga keto rreth pese miliarde jane shperndare ne duart e perfituesve te kohes.
Mesohet se gjate privatizimeve ne fillim te viteve 90 eshte perdorur vetem nje pjese e vogel e tyre. Shuma e perdorur mendohet te jete rreth nje miliarde. Ato qe perfitojne nga shperndarja e bonove jane rreth 47 mije familje ndersa nje pjese e konsiderueshme investuan atehere edhe tek shoqeri te tjera.
Qellimi kryesor i rishperndarjes se bonove te privatizimit eshte perdorimi i tyre ne procesin e legalizimeve. Ndryshimet ne ligjin per legalizimet nga qeveria parashikojne nje perdorim te gjere te letrave me vlere gjate ketij procesi duke futur keshtu ne perdorim bonot te cilat ishin lene ne harrese qe prej nje dekade e gjysme. Emirjon Senja