E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulja e pensioneve ushtaraket dhe policet ne proteste

TIRAN- Futja ne rendin e dites te seances se djeshme plenare te Aktit Normativ te qeverise per pensionet e ushtarakeve ka nxjerre ne protesta keta te fundit.


Dhjetera ish-ushtarake punonjes policie punonjes te Gardes se Republikes etj. protestuan dje para Kuvendit duke kundershtuar miratimin e ketij vendimi i cili sipas tyre ul ndjeshem perfitimet e tyre. Ushtaraket kerkuan heqjen e tij nga rendi i dites si dhe anulimin perfundimtar nga ana e qeverise.


Ata shpjeguan se se pari ky ligj cenon sigurine kombetare per vete trajtimin qe i ben ushtarakeve dhe subjekteve te tjere te tij. Madje ne rast te mos terheqjes nga votimi i Aktit Normativ ish-ushtaraket punonjesit e policise ata te forcave zjarrfikese punonjesit e gardes etj. kercenojne me ndermarrjen e te gjitha hapave demokratike per anulimin e tij ku nuk perjashtohen protestat si ajo e djeshmja si dhe kerkesa ndaj perfaqesive diplomatike ne vend qe te perdorin autoritetin e tyre per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje.


Ne rast se ky Akt i Normativ nuk anulohet ne do te ndermarrim te gjitha veprimet demokratike kushtetuese per te kerkuar rivendosjen e te drejtave ekonomike e financiare dhe do te vazhdojme protestat tona. Nese qeveria ben lufte politike ndaj nesh e tille do te jete edhe perpjekja e jone - tha Mehdi Pogaci kreu i Shoqates se Ushtarakeve ne Lirim.


Me pare ushtaraket i kishin kerkuar te gjithe grupeve parlamentare qe te mos e votonin aktin. Duke iu drejtuar grupeve parlamentare te PS-se dhe LSI-se ushtaraket iu kerkuan atyre qe ta kundershtonin ate.


E njejta gje iu kerkua edhe deputeteve te djathte. I kerkojme qeverise te heqe dore nga koncepti i luftes se klasave ndaj ushtarakeve punonjesve te policise dhe kategorive te tjera si dhe uljen e paleve ne bisedime per te gjetur zgjidhje te pershtatshme ligjore e financiare per palet.


Deri me sot jo vetem qeveria por as komisionet parlamentare nuk kane denjuar te terheqin mendimin tone per keto probleme por kane preferuar te vendosin me dhune me anen e forces se kartonit - u shpreh dje para protestuesve Pogaci.


Kur Instituti i Sigurimeve Shoqerore kishte filluar perllogaritjen e pensioneve dhe publikimin e emrave te ushtarakeve qe iu ishte perfunduar dosja qeveria miratoi nje Akt Normativ i cili nderpreu ne mes te gjithe procesin. Ndryshe nga vendimi i Gjykates Kushtetuese Akti Normativ parashikon perllogaritjen e perfitimeve te ushtarakeve duke marre per baze pagen mesatare referuese neto.


Pra nga paga fillimisht duhet te zbriten te gjithe detyrimet sic jane tatimi apo sigurimi shoqeror dhe shendetesor dhe me pas pjesa qe realisht merr ne dore ushtaraku do te perllogaritet si page referuese. Kjo levizje e qeverise nxiti reagimin e ushtarakeve te cilet theksuan se nese do te filloje te zbatohet Akti Normativ perfitimet e tyre do te ulen ndjeshem.


Madje sipas tij ushtaraket mund ti marrin pensionet edhe me keste nese shuma qe del nga perllogaritja eshte me e madhe se sa fondi i parashikuar per kete kategori ne buxhetin e shtetit.


Nga ana tjeter Ministria e Financave shpjegon se qellimi i Aktit Normativ eshte vendosja e barazise ne perfitim ndermjet atyre qe kane kontribuuar ne skeme. Ne shpjegimin e saj per Aktin Normativ Ministria e Financave theksoi se ushtaraket marrin pensionet me te larta krahasuar me te gjithe kategorite e tjera ne vend.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›