E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financimi i ri i universiteteve Musai Duhen 2 vjet kohe

Metoda e re e financimit te universiteteve pritet te jete gati pas dy vjetesh. Keshilltari i kryeminstrit per arsimin Bardhyl Musai thote per Alsat se do te duhet kohe qe metoda e re e financimit te diskutohet nga stafet pedagogjike dhe me pas te arrije deri ne miratimin e saj si nje ligj nga Parlamenti.

Une them dhe per vitin e ardhshem akademik nuk do te fillohe te zbatohet pasi do te ndermerren dhe disa hapa te tjere te karakterit institucional per te pergatitur tere infrastrukturen e nevojshme per tu zbatuar modeli i financimit pasi modeli i financimit kerkon nje sistem te regjistrimit te studenteve nje menyre te qeverisjes dhe administrimit. Pra jane nje kompleks hapash qe do te bejne parapergatitjen e modelit beri te ditur Bardhyl Musai keshilltar i kryeministrit per arsimin.

Nderkohe Bardhyl Musai ju pergjigjet dhe debateve qe kane lindur mes universiteteve publike dhe private per metoden e re te finacimit se kujt do ti jepet me shume prioritet.

Ne kete model qe paraqitet eshte privati do te financohet kur ata te deklarojne statusin e tyre jo fitimprures. Kjo do te thote qe ata nuk i nxjerrin fitimet permes parave publike qe do i jepen studenteve por parate do te shkojne vetem per investimet tha ai.

Metoda e re e financimit te universiteteve tani ka arritur ne tavolinat e cdo drejtuesi te ketyre institucioneve. Madje disa prej tyre kane shprehur dhe opinionet e pare pro dhe kunder aplikimit te saj.

Edlira Sulejmani Azhornuar se fundi e hene 04 tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›