E Diel, 1 Nëntor 2026

Bojaxhi per pasurite ujore Shfrytezim barbar i lumenjve

Shfrytezimi barbar i lumenjve per inerte eshte nje dukuri qe ende shteti nuk po arrin ta nderprese. Drejtori i Inspektoriatit Te Ndertimit dhe Urbanistikes Kombetare Gjergj Bojaxhi thote se vec shfrytezimit te disa lumenjve nga kompani pa license nxjerrja e zhavoreve behet edhe ne zona plotesisht te ndaluara per ta bere kete.

Ka vazhduar shfrytezimi i lumenjve dhe ne zonat ku nuk lejohet ky shfrytezim por edhe ne ato zonat ku lejohet ka vazhduar me subjekte te palicencuara qe vazhdojne te marrin inerte. Inspektoriati gjate ketyre tre muajve te fundit eshte perqendruar te shfrytezimi i lumenjve ne menyre te vecante Erzen Terkuze Shkumbin dhe Mat. Vjosen akoma nuk e kemi prekur me kontrolle dhe gjate ketyre tre muajve jane bllokuar mbi 40 mjete qe kane punuar ne menyre te paligjshme ne keto lumenj u shpreh Gjergji Bojaxhi drejtor INUK.

Deklarimet e tij zoti Bojaxhi i ka bere ne komisionin parlamentar te veprimtarive prodhuese ku jane miratuar disa ndryshime ne ligjin per pasurite ujore. Sipas ndryshimeve Inspektoriati merr te drejten te konfiskoje makinerite e kompanive qe shfrytezojne lumenjte pa kriter si edhe katerfishohet masa e gjobes per to.

Adi Darsi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›