E Hënë, 2 Nëntor 2026

Finiq, pjalmimi i domateve nëpërmjet bletëve, në fund të muajit prill dalin në treg domatet e serave të Karahaxhit

Serrat e domateve në Karahaxh janë ndërtuar nga ish Kooperativa Bujqësore e Finiqit. Pas vitit 1991 ato u privatizuan nga disa familje, duke i shpëtuar nga furia e shkatërrimit në masë për atë periudhë kohore.

Gjatë këtij viti janë mbjellë rreth 5 hektarë, kryesisht me domate dhe pak sallatorë. Ndërkohë janë punësuar rreth 40 burra dhe gra, banorë në njësinë administrative të Finiqit.

Serrat e Karahaxhit janë të vetmet në vendin tonë që pjalmimin e kryejnë nëpërmjet bletëve.

Ato janë të llojit rozë dhe së shpejti dalin në treg.

Fermerët e domates në Karahaxh kanë vite që kërkojnë ndërtimin e një qendre grumbullimi të produkteve bujqësore. Megjithatë, ata prodhimin e tyre e shesin jo vetëm në tregun e brendshëm, por një pjesë të konsiderueshme e çojnë për eksport.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›