E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fink llogarit ne Xhaken

Trajneri i Baselit Thorsten Fink ka paralajmeruar Granit Xhaken se do t146i jape me shume hapesire me qellim qe te zhvillohet me teper. Ai mendon se pjesemarrja e Xherdan Shaqirit ne Boterorin 2010 nuk ka ndikuar pozitivisht ne zhvillimin e mesfushorit kosovar. Nga Express me 13 dhjetor 2010 ne ora 1302

Futbollisti kosovar Granit Xhaka do te mbetet ne Basel. Klubi zviceran kembengul per ta mbajtur ne skuader talentin 18-vjecar i cili ne Zvicer cilesohet si nje talent qe premton shume ne te ardhmen.

Trajneri i Baselit Thorsten Fink eshte i vetedijshem qe ne ekip ka nje lojtar me talent te jashtezakonshem. Por ai heziton ta lavderoje Xhaken nga frika se ky i fundit me pas mund te lazdrohet nga komplimentet.

147Xhaka do te mbetet ne klub dhe do t146i ofrohet hapesire per te luajtur me ne. Ai do te vazhdoje te zhvillohet edhe me tej dhe ne do te punojme me te ne kete drejtim. Nuk dua ta lavderoj shume kete djalosh148 ka deklaruar Fink ne nje interviste per bazonline.ch.

Pervec Granitit ne FC Basel luan edhe vellai i tij Taulant Xhaka Beg Ferati e Xherdan Shaqiri. Ky i fundit tashme ka bere emer ne futbollin evropian sidomos pas pjesemarrjes se tij me Zvicren ne Kampionatin boteror 145Afrika e Jugut 2010146.

Por pavaresisht kesaj Fink thote se selektori i Zvicres Ottmar Hitzfeld ka gabuar qe e kishte ftuar Shaqirin ne Boterorin 2010 me arsyetimin se mesfushori ishte shume i ri.

147Fakti qe Shaqiri ka qene ne Kampionatin boteror nuk ka ndikuar mire ne zhvillimin e tij sepse ai ishte akoma i ri. Megjithate une e kuptoj dhe e respektoj vendimin e Hitzfeldit. Mirepo une shpresoj qe e njejta gje mos te ndodhe edhe me Granit Xhaken148 ka theksuar Fink.

I pyetur se a do te thote kjo se 19-vjecari eshte lazdruar pas pjesemarrjes se tij ne Boteror Fink eshte pergjigjur 147Jo jo absolutisht ai nuk eshte i padisiplinuar. Ne ndeshjet e fundit Shaqiri ka luajtur mire. Por nganjehere ai behet arrogant148 ka shtuar ai.

Trajneri i kampionit aktual te Zvicres i ka sugjeruar mesfushorit qe te vazhdoje te punoje me perkushtim te madh nese deshiron te zhvillohet akoma me teper si futbollist. Por Fink frikesohet se Shaqiri mund te pesoje nga spekulimet qe po qarkullojne koheve te fundit rreth tre ardhmes se tij.

147Gjeja me e mire eshte qe ai te mbetet ne Basel edhe dy vjet te tjera. Ka shume spekulime rreth te ardhmes se tij dhe une e kuptoj Shaqirin se e ka mjaft veshtire t146i perballoje ato thashetheme. Per kete nuk e fajesoj futbollistin por e fajesoj gjithe sistemin e futbollit148 ka perfunduar Fink.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›