E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koha e shqiponjave

Koheve te fundit futbollistet shqiptare qe luajne ne ekipet evropiane kane filluar t146iu gezohen golave ne nje menyre te vecante duke formuar shqiponjen dykrenore me gishterinj. Se fundi kete menyre per te festuar golat e kane zgjedhur edhe Atdhe Nuhiu dhe Pajtim Kasami. Nga Valdet Hasani me 13 dhjetor 2010 ne ora 1332

Futbollistet shqiptare qe luajne neper ekipet te ndryshme evropiane se fundit jane duke i festuar golat ne nje menyre te vecante dhe qe dallon nga heret e kaluara. Ata golave tashme po iu gezohen duke formuar me gishterinj shqiponjen dykrenore.

I fundit qe iu gezua golit ne kete menyre ishte mesfushori i klubit italian Palermo Pajtim Kasami. Futbollisti shqiptar me prejardhje nga Maqedonia golit kunder Parmes te shtunen mbrema iu gezua duke formuar me gishterinj shqiponjen dykrenore.

Ndersa javen e kaluar te njejten gje e kishte bere edhe sulmuesi i klubit austriak Rapid Vjena Atdhe Nuhiu i cili pasi shenoi gol kunder skuadres se Riedit festoi golin duke formuar me gishterinj shqiponjen.

Sulmuesi shtatlarte me prejardhje nga Prishtina tregon se kjo ishte hera e pare qe kishte festuar golin ne kete menyre. Ish-reprezentuesi i Austrise U21 nuk perjashton mundesine qe edhe golave te tjere t146iu gezohet njejte.

147Golit te shenuar kunder Riedit i jam gezuar duke simbolizuar flamurin kuqezi me shqiponjen dykrenore. Kur te shenoj ne ndeshjet e tjera me siguri golin do ta festoj ne te njejten menyre148 ka thene Nuhiu per Express.

Por Pajtim Kasami dhe Atdhe Nuhiu nuk jane futbollistet e vetem shqiptare qe kane zgjedhur kete menyre per te festuar golat. Edhe sulmuesi i kampionit te Suedise Malmo Agon Mehmeti kete sezon shume here i eshte gezuar golit duke formuar me gishterinj shqiponjen dykrenore.

Po ashtu edhe sulmuesi kosovar Najzi Kuqi qe aktualisht eshte futbolliste i lire golat e shenuar disa here i ka festuar duke bere shqiponjen. Ish-anetari i klubit gjerman Tus Koblenz per here te pare kete e kishte bere me 16 shkurt te vitit 2008 nje dite para se te shpallet pavaresia e Kosoves.

Mirepo nuk jane vetem futbollistet qe po iu gezohen golave keshtu. Edhe futbollistja e suksesshme kosovare Fatmire Bajramaj ne Olimpiaden Pekini 2008 golin kunder Japonise e ka festuar duke formuar me gishterinj shqiponjen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›