Finlanda pjesë e NATO-s/ Rusia forcon mbrojtjen kufitare: Po i ruhemi kërcënimeve

Pas hyrjes së Finlandës në NATO, Rusia ka rritur mbrojtjen e kufijve të saj veriperëndimorë
Sipas komandantit të mbrojtjes ajrore dhe të mbrojtjes raketore ruse, po kryhen stërvitje për të mborjtur kufirin përballë ndonjë kërcënimi të mundshëm.
“Në këto kushte, trupat e mbrojtjes ajrore po praktikojnë mbrojtjen e kufirit shtetëror në veriperëndim në përputhje me nivelin e rritur të kërcënimit” tha Andrei Demin, zëvendës komandanti i Forcave Ajrore Ruse.
Finlanda u bë anëtari i 31-të i aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA javën e kaluar pasi pushtimi rus i Ukrainës shkaktoi ndryshime historike dhe strategjik në vendin nordik, që ishte i paangazhuar më parë.
Kremlini paralajmëroi se do të merrte “kundërmasa për të garantuar sigurinë taktike dhe strategjike”, duke e përshkruar hyrjen e Helsinkit në bllok si një “përshkallëzim” dhe një “shkelje ndaj sigurisë dhe interesave kombëtare të Rusisë”.
Anëtarësimi në NATO e vendos Finlandën, (e cila ndan një kufi prej 1300 kilometrash me Rusinë) nën zotimin e mbrojtjes kolektive të aleancës të njohur si Neni 5, transmeton The MoscowTimes.
Suedia, e cila ashtu si Finlanda braktisi dekada të mos-angazhimit ushtarak pasi Rusia dërgoi trupa në Ukrainë, mbetet e bllokuar nga NATO pasi Turqia dhe Hungaria refuzojnë të ratifikojnë ofertën e Stokholmit për një sërë mosmarrëveshjesh.
Kremlini ka kërcënuar se do të kundërveprojë në përgjigje të asaj që e përshkroi si një përshkallëzim dhe një shkelje të sigurisë kombëtare të Rusisë.
/rtsh.al/