Dueli për titull në Premier League, kalendari favorizon City-n

“Anfield Road” vazhdon të mbetet i mallkuar për Arsenal, të cilët nuk fitojnë në Liverpul prej 2012-ës të largët. Dje u duk sikur ky mallkim do të thyhej pasi golat e Martinelli dhe Jesus i dhuruar avntazhin e dyfishtë “Topçinjve” të Arteta-s, të cilët nuk përballuan dot rreagimin e vendasve gjatë pjesës të dytë duke hedhur tutje dy pikë në luftën e madhe për titull që po zhvillojnë me Mançester City-n.
Për momentin avantazhi mes Arsenal-it kryesues dhe kampionëve në fuqi është “vetëm” 6 pikë. Themi vetëm pasi City ka një ndeshje më pak si dhe duelin direkt me londinezët do ta zhvillojë në “Etihad”.
Një tjetër faktor në favor të djemve të Guardiola-s është edhe kalendari. City ka në letër, ndeshje më të lehta se Arsenal, të cilët përveç transfertës në Mançester do të duhet të kalojnë edhe atë në Njukasëll.
Arsenal (73 Pikë)
16/04: West Ham (J)
21/04: Southampton (SH)
26/04: Manchester City (J)
29/04: Chelsea (SH)
07/05: Newcastle (J)
14/05: Brighton (SH)
20/05: Nottingham Forest (J)
28/05: Wolves (SH)
Mançester City (67 Pikë)
15/04: Leicester (SH)
26/04: Arsenal (SH)
30/04: Fulham (J)
03/05: West Ham (SH)
07/05: Leeds (SH)
14/05: Everton (J)
20/05: Chelsea (SH)
28/05: Brentford (J)
Pa datë: Brighton (J)