Finlandë/ Të shtëna në një qendër tregtare, 4 viktima

Të paktën 4 persona besohet se kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me arme zjarri mëngjesin e së enjtes në një qendër tregtare në afërsi të Helsinkit, në Finlandë ndërsa raportohet se ka edhe shumë të palgosur. Ngjarja ndodhi në qytetin Espoo, në afërsi të kryeqytetit. Lajmi është konfirmuar nga rrjeti televiziv shtetëror YLE. Disa dëshmitarë kanë deklaruar se personi që qëlloi ndaj njerëzve, ishte i veshur me të zeza. Qendra tregtare është evakuuar dhe e gjithë zona është izoluar. Policia dhe ambulancat ndodhen në vendin e ngjarjes, por nuk ka të dhëna se vrasësi është ndaluar nga autoritetet. Ky është incidenti i tretë i këtyre përmasave gjatë dy viiteve të fundit në Finlandë. Ndër të vdekurit bëjnë pjesë tre femra dhe një mashkull, raporton më tej YLE. Sipas ekspertëve, personi që qëlloi me armë, besohet te jetë rreth të 43-ve dhe ka përdorur një armë 9 mili metërshe. Policia ende nuk e ka identifikuar atentatorin.