Ahmedinexhad kërcënon opozitën: Pendesa nuk do mjaftojë!
"Krijojnë trazira të mëdha dhe lajme false për të komplikuar situatën. Por ata duhet të mësojnë mësimin nga eksperiencat e të kaluarës", deklaroi Ahmedinexhad, gjatë një interviste për televizionin shtetëror, duke iu referuar opozitës. "Kombi iranian është si një oqean, dhe opozita duhet t'i frikësohet ditës kur ky oqean i madh do të lëviz dhe nuk do të ketë kthim mbrapa. Atëherë pendesa nuk do të mjaftojë", deklaroi Ahmedinexhad.