E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fino dhe Vasili: Aleanca PS-LSI vendoset nga forumet

“LSI është pjesë e një marrëveshjeje politike, e cila e ka zbatuar me korrektesë dhe do ta përmbushë përsëri me korrektesë. Në momentet parazgjedhore do të ndodhë një vlerësim i gjithçkaje që ka ndodhur, të funksionit, të rezultateve të prodhuara, performacën politike, perceptimit dhe ndjesive që anëtarësia ka. Forumet dhe anëtarësia e LSI-së do të vendosë mbi strategjinë elektorale të ardhshme të zgjedhjeve të vitit 2013”, - deklaroi Vasili në një prononcim të dhënë për “Albanian Screen”.

Edhe sekretari socialist për pushtetin vendor, Bashkim Fino, konfirmoi se Partia Socaliste ka nisur lëvizjet për zgjerimin e koaliconit opozitar. “Në qoftë se çdo forcë politike, që ka si qëllim final rrëzimin e kësaj qeverie dhe që bashkohet pak a shumë në programet tona, ne jemi të hapur për ta zgjeruar koalicionin dhe nuk mund t’i mbyllim derën asnjë force politike që kërkon të rreshtohet në grupimin tonë për zgjedhjet e ardhshme 2013", - deklaroi Fino për “AS”.

Ndërkohë nënkryetari i LSI-së i është përgjigjur dje edhe qëndrimeve të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, sipas së cilës, Partia Demokratike mund të fitojë zgjedhjet e vitit të ardhshëm edhe pa qenë në koalicion me LSI. “Ka qenë një vendim i jo i lehtë për të bërë një aleancë me partinë Demokratike. Interesat e vendit dhe të integrimit na e imponuan atë kohë këtë vendim dhe asnjë në LSI nuk ka asnjë dilemë për drejtësinë e këtij vendimi. Korrektesa jonë ka qenë pa asnjë te metë, korrektesë që na ka shoqëruar dhe në zgjedhjet e vitit 2011, pa të cilën disa objektiva elektorale të maxhorancës nuk do të realizoheshin”, - deklaroi Vasili.

Ndërsa nga ana tjetër, deputeti i PS-së, Bashkim Fino u shpreh optimist se socialistët do të udhëheqin një koalicion të madh në zgjedhjet e vitit 2013. “Ne i kemi dhënë mesazhet, i ka dhënë kryetari i kemi dhënë dhe ne. Natyrisht që është shumë herët për të thënë, por mesazhet janë inkurajuese dhe janë për bashkëpunim të gjithanshëm”, - u shpreh deputeti i PS-së.

                                                                                             2012-09-30 08:09
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›