“Në asnjë pikë mishi s’do të tregtohet pa kushte”
Sot Task - Forca ka ndërmarrë aksionin e prishjes së objekteve, në të cilat jashtë çdo kushti higjeno - sanitar kryhet therja e kafshëve dhe bëhet tregtimi i mishit të tyre. Me prishjen e këtyre objekteve të paligjshme, mbyllet një tjetër hallkë që mundëson therjen e pakontrolluar.
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, Geron Ibrahimi, ka deklaruar se nuk do të lejohet asnjë subjekt që tregon mish të pasigurt. “Në zbatim të aktit normativ të nxjerrë nga Kryeministri si dhe urdhërit të Prefektit, Task-Forca vazhdon me ndërhyrjen e saj, tashmë të finalizuar edhe në prishjen e objekteve të cilat shërbenin për therrjen e kafshëve e më pas tregtimin e mishit jashtë çdo kriteri higjeno - sanitar dhe kushteve ligjore. Ne, sëbashku me Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik, Drejtorinë e Higjenës, Autoritetin Kombëtar Ushqimor jemi sot këtu, për të finalizuar hapin e fundit, për zhdukjen e kësaj dukurie dhe realisht ditët e fundit në qytetin e Tiranës, ka pasur përmirësime të ndjeshme”.
Ai shtoi se tashmë ka përfunduar faza e parë me eliminimin e infrastrukturës, heqjes së rrethimeve dhe largimit të ambulantëve që tregtonin në rrugë.
“Me prishjen e këtyre objekteve të paligjshme mbyllet një tjetër hallkë që ndihmon në therjen e pakontrolluar. AMK së bashku me Drejtorinë e Higjienës dhe AKU do të intensifikojnë kontrollet dhe patjetër që ne nuk do të certifikojmë mish, i cili nuk është i therur dhe nuk tregtohet brenda kushteve higjeno-sanitare si dhe kushteve që garantojnë sigurinë ushqimore për qytetarët”, shtoi ai. /Start/
2012-09-29 16:35