E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fino kerkon largimin nga Kryesia te Harasanit dhe Islamit



Eneida Jacaj

Deputeti socialist i qarkut te Fierit Bashkim Fino ne mbledhjen e djeshme te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste kerkoi largimin nga Kryesia e PS-se te Andis Harasanit dhe Kastriot Islamit per shkak se nuk kane ushtruar detyren e tyre prej rreth nje viti. Kerkesa e deputetit te Fierit nuk ka gjetur miratimin e kreut te PS-se Edi Rama. Sipas Rames nje kerkese e tille do te lihet per nje moment te dyte pasi ne prioritet te tij ishte bashkimi i opozites. Keshtu deputeti Fino i cili ishte ne krye te nismes per votebesimin e Kryesise dhe Sekretariatit nuk ka mundur te siguroje 1/3 e firmave te deputeteve per largimin e Harasanit dhe Islamit. Gjate punimeve te Asamblese Kombetare te PS-se u kooptuan ne te 11 anetare te rinj.
Deputeti Fino
Sipas nenit 43 te statutit 1/3 e anetareve te AK-se i kerkojne kryetarit te PS-se te behet votebesimi dhe ai eshte e detyruar te miratohet nga Asambleja - theksoi deputeti i qarkut te Fierit. Ai shtoi se ka edhe nje rruge tjeter neni 27 ku te drejten per te ndryshuar per te heqe dhe per te vene e ka kryetari i partise. Sipas tij jane dy mundesi shume te hapura. Une per shkak te njohjeve qe kam do ta trajtoj kete problem. Ka shume individe qe do te me perkrahin. Ka ardhur koha ose te rreshtohemi te gjithe bashkerisht per te fituar ose kush nuk do te punoje te mos vije te punoje me ne - deklaroi Fino. Ai eshte shprehur edhe ne mbledhjen e kaluar te Grupit Parlamentar socialist se votebesimi ka si qellim qe funksionaret e larte drejtues te PS-se te marrin besimin ose jo edhe te kryetareve te rretheve qe ne baze te ndryshimeve ne Statutin e PS-se hyjne automatikisht ne perberje te Asamblese Kombetare. Perpos kesaj votebesimi ka si qellim qe te ndeshkoje edhe ata drejtues te PS-se qe nuk kryejne punen per te cilen jane zgjedhur.
Kooptimi
Pjese e Asamblese Kombetare te PS-se qe nga dita e djeshme u bene disa nga emrat me te afert te ish- kryetarit Fatos Nano. Keshtu do te jete ish-zedhenesi i qeverise Aldrin Dalipi qe aktualisht mban postin e drejtorit te gazetes Zeri i Popullit. Surprize ishte futja ne Asamble e ish-ministrit te Bujqesise Agron Duka i cili ishte larguar nga partia me ardhjen e Edi Rames Mehdi Pogace ish-ushtarak Erion Veliaj ish-kreu i G99-s Ndre Legisi ish-deputet i LSI-se Fatos Klosi ish-anetar i LSI-se Erisa Spiropali kryetare e FRESSH-it Adriana Berberi ish-zevendesministre e Financave Stefan Cipa ish-minister i Rendit Ndricim Hysa ish-deputet i PS-se dhe Anisa Batalli. Nderkaq Rama i beri thirrje Petro Kocit qe te bashkohet serish me PS-ne per ta larguar kete qeveri.

Anetaret e rinj te Asamblese Kombetare te PS-se

Aldrin Dalipi drejtor i gazetes Zeri i Popullit

Agron Duka ish-minister i Bujqesise

Mehdi Pogace ish-ushtarak

Erion Veliaj ish-kreu i G99-s

Ndre Legisi ish-deputet i LSI-se

Fatos Klosi ish-kreu i SHIK-ut

Erisa Spiropali kryetare e FRESSH-it

Adriana Berberi ish-zevendesministre e Financave

Stefan Cipa ish-minister i Rendit

Ndricim Hysa ish-deputet i PS-se

Anisa Batalli

13 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›