Malmstrom Sot feste neser kujdes

Ne nje interviste per Top Channel zonja Malmstrom paralajmeroi per sanksione nese qytetaret shqiptare shkelin rregullat e vendosura nga BE duke mos perjashtuar edhe deri anulimin e vendimit per levizjen e lire.
TCH Zonja Malmstrom eshte thene se vizat mund te rivendosen nese ka nje numer te larte dhe sistematik azil-kerkuesish. Sa duhet te jete ky numer
Malmstrom Nuk ka numer. Ne sot propozojme dicka qe do te beje te mundur per qytetaret shqiptare te udhetojne dhe te vizitojne vendet europiane. Kjo eshte nje kauze shume e mire. Por sigurisht nese ne shohim abuzime njerez qe vijne per tu instaluar per te punuar ne Europe apo qe kujtojne se kjo mundesi ofron te drejten per te kerkuar azil atehere do te duhet te diskutojme me autoritetet shqiptare. Dhe nese ka nje numer sistematik abuzimesh mundet qe eventualisht si mase e fundit vizat te rivendosen.
THC Pra ju nuk mund te thoni se sa duhet te jete ky numer abuzimesh
Malmstrom Jo se sistemi as nuk eshte vene ne jete. Kjo do te behet duke filluar nga data 15 dhjetor dhe jam e sigurt se me fushaten informuese te qeverise me kete mesazh shume-shume te qarte nuk do te kete abuzime. Por eshte e rendesishme te mbahet parasysh se ekziston edhe ai mekanizem kontrolli le te themi mekanizem berthamor por jam gjithashtu e ndergjegjshme se pjesa me e madhe e njerezve nuk do te abuzoje.
TCH Zonja Malmstrom ju jeni ketu ne shenje shqetesimi. A mendoni se qeveria shqiptare ka ndermarre te gjitha masat e nevojshme per te sensibilizuar opinionin publik
Malmstrom Nuk jam e shqetesuar. Jam shume kenaqur sot. Eumlshte nje mesazh gezimi qe iu sjell qytetareve shqiptare. Dhe ne patem shume kontakte me zotin Basha nga qeveria dhe jam shume e kenaqur me fushaten qe po planifikojne nje pjese te ciles e kane zhvilluar nderkaq. Nuk jam e shqetesuar dua vetem te nenvizoj se nuk duhen patur abuzime dhe se kjo eshte nje mundesi eshte nje liri por duhen njohur gjithashtu edhe limitet.