E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fino kundër Braçes: Propozimi ka kontradiktë

Gazeta Shqip

Debati në PS

Ish-kryeministri Bashkim Fino del kundër propozimit të socialistit Erjon Braçe, se lista e deputetëve duhet të përzgjidhet sipas parimit një anëtar, një votë. Nuk është se mund të dal kundër një kolegu, por se një propozim i tillë ka kontradiktë. Kjo, për faktin se ne aplikojmë sistemin proporcional rajonal dhe se nuk votohet në zgjedhje emri i kandidatit, por partia. Është partia që propozon listat shumemërore, pasi ajo votohet në elektorat. Propozimi i Braçes nuk është se nuk ka vlerë. Por mendoj se edhe nëse e aplikon, fjala bie se kë do të rendisësh të parin në listë, pasi ajo është shumë emërore, nuk jemi në sistemin mazhoritar, theksoi Fino. Sekretar për pushtetin vendor në PS thekson se listat për deputetët duhet të realizohen në konsultimet me bazën. Por në lidhje me reagimet e ndryshme ka ardhur edhe komunikimi në distancë i deputetit të PS-së, Erjon Braçe. Ha ha ha! Po shoh gazetat dhe më bëjnë të qesh me reagimet e memecëve!! Madje njëra (zakonisht e ka SMS porosi) paska gjetur vrimën në66 ujë!, shkruan Braçe në një nga rrjetet sociale.

Fino kundër Braçes: Propozimi ka kontradiktë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›