Fiorentina shokon Milanin

Pas eleminimit nga Liga e Kampioneve nga Barcelona, Milani i Allegrit rrezikon të humbasë edhe vendin e parë në Serinë A.
Kuqezinjtë pësuan një humbje shokuese 1-2 pikërisht aty ku nuk ia merrte mendja njeriu, në San Siro nga Fiorentina, që merr një trepikësh me mjaft vlera në luftën e saj për mbijetesë mes më të mirëve të futbollit italian.
Milani e mbylli pjesën e parë në avantazhin e një goli, realizuar me 11 metërsh nga Ibrahimovic në minutën e 31. Por dy minuta nga nisja e pjesës së dytë, Jovetiç bën San Siron të heshtë duke barazuar gjithçka.
Në minutat e mbetura Milani përpiqet të rigjejë avantazhin, por nuk ia arrin dot, përkundrazi janë miqtë ata që kalojnë në avantazh me anë të Amaurit. Ish-juventini shënon në minutën e 89, duke i bërë një dhuratë edhe ish-skuadrës së tij, që luan në orën 18:30 në transfertë me Palermon një mundësi të artë për të marrë kreun.
Ndërkohë, Interi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në transfertë ndaj Kaljarit, duke humbur sërish terren në luftën për vendin e tretë, vend që përkthehet në pjesëmarrje në Ligën e Kampioneve. Në kuadër të luftës për këtë vend, Udineze mposhti 3-1 Parmën dhe ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me 51 pikë, po aq sa Lacio që luan në mbrëmje në orën 21:00 me Napolin.